Main Menu
Home
Sherbimet
Support
Contact Us
Search
Services
Welcome to Omega
Written by Web Master   
Wednesday, 11 October 2006

Mirësevini në "OMEGA" Center.
Qendra “OMEGA” është ajo që mund të plotësojë njëherësh shumë kërkesa tuaja. Për t’u bindur, ejani të vizitojmë së bashku ambientet tona.

Pasi të keni arritur në qytetin “Studenti”, përgjatë rrugës “Pjetër Budi”, ngjitur me bibliotekën e këtij qyteti, do t'ju tërheqë vëmendjen me veçantinë arkitekturore një ndërtesë zotëruese, aty në katin e dytë është qendra jonë. Ngjisim shkallët, hapim derën dhe ndodhemi përballë zyrës së informacionit. Aty mund të drejtoheni për çdo pyetje që ju lind ose për çdo paqartësi. Personeli do t’ju japë përgjigjet që ju kërkoni.

Tani mund të vazhdojmë vizitën. Gjëja e parë që bie në sy është bollshmëria e ambienteve tona. Nëse doni të uleni e të prisni, në të djathtën tuaj do të shikoni një kënd të qetë në të cilin mund të gjeni edhe shumë informacion mbi qendrën tonë, ose ku mund të lini një shënim me dëshirën për të nisur një nga kurset që zhvillohen në këtë qendër.

Omega Studies Center Tirana Main Hall

Kancelaria dhe libraria nuk mund të mos e tërheqin vëmendjen tuaj. Zbuloni shërbimet e ndryshme që ju ofrohen dhe pasurinë e literaturës. Në të djathtë një librari ku ekspozohen titujt e librave të rinj në një raft të xhamtë. Kancelaria ndodhet në të majtën tuaj dhe bie menjëherë në sy me konceptin e kombinimit modern të ngjyrave si dhe pasurinë dhe llojshmërinë e artikujve të paraqitur,gjithshka në funksion të plotësimit te nevojave dhe duke aplikuar cmime të përshtatshme për një ambjent studentor.
Sigurisht, është mundësia e porosisë për mallra të rralla ose specifike.
Por nuk mbaron këtu... Po në këtë mjedis ju mund të zgjidhni një kombinim të përshtatshëm për zyrën tuaj nga mobileria deri tek aksesorët.

 

 

Vazhdojmë më tej? Në sallën e internetit ju sigurohet një shërbim i shpejtë për një informacion të shpejtë. Vetëm një klikim i vogël, do t’ju japë mundësi të mëdha. Një person i kualifikuar do t’ju ndihmojë në rast se do keni probleme. Por jo vetëm kaq, sepse ju mund të zgjidhni muzikën tuaj të preferuar si dhe lojrat e ndryshme kompjuterike që ofrohen për ju në mbrëmjet e fundjavës.

Omega Studies Center Tirana New Hall "Junior" Kalojmë në sallat ku zhvillohen kurset e ndryshme që afron qendra jonë. Përveç kurseve, paraditeve aty studiohet dhe praktikohen mësimet e marra gjatë orëve të kursit. Salla e kompiuterave mund të jetë ajo që do ju pëlqejë më shumë, sidomos nëse dëshira juaj për informacion është e madhe.

Po tjetër ç’mund t’ju ofrojë qendra jonë?

Lundroni tek lidhjet e mësipërme për informacion më të detajuar.

Last Updated ( Monday, 08 February 2010 )
Read more...